Please enter at least 3 characters.

Raportohet e zhdukur një e mitur në Prishtinë

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se një vajzë e mitur është raportuar e zhdukur nga nënë e saj.

Policia në raportin 24-orësh ka dhënë detaje të rastit.

“’Rr. Fuad Dibra’, Prishtinë 17.10.2025 – 08:00. Ankuesja femër kosovare, më 20.10.2025 ka raportuar se vajza e saj e mitur ka dalë nga shtëpia dhe prej asaj dite nuk është kthyer më dhe nuk dihet vendndodhja e saj”, thuhet në raport.

Lidhur me rastin është informuar prokurori, rasti është duke u hetuar. /Telegrafi/