Please enter at least 3 characters.

Ranieri: Duhet kujdes ndaj Udineses, na duhet fitorja

2019/04/GettyImages-1134735607.jpg
216:"ROME, ITALY - APRIL 03: AS Roma head coach Claudio Ranieri looks on during the Serie A match between AS Roma and ACF Fiorentina at Stadio Olimpico on April 3, 2019 in Rome, Italy. (Photo by Paolo Bruno/Getty Images)
12:"Getty Images

Roma ka marrë një fitore të madhe javën e kaluar në udhëtim te Sampdoria.

Falë këtij triumfi minimal 0-1, Giallorosët kanë rikthyer gjasat për të zënë një pozitë që i dërgon në Ligën e Kampionëve.

Trajneri aktual i Romës, Claudio Ranieri ka folur para përballjes që skuadra e tij e zhvillon në Olimpico me Udinesen.

Sipas Ranierit skuadra duhet të bëjë kujdes pasi Udinese është një ekip i vështirë për tu mundur.

"Ne jemi të vetëdijshëm se luajm ndaj një skuadre që shumë vështirë mposhtet".

Dzeko e Pellegrini. (Foto: Paolo Bruno/Getty Images/Guliver)

"Ata treguan cilësitë e tyre ndaj Milanit ndërsa nuk kanë humbur në tri takimet e fundit dhe duhet të kemi shumë kujdes", tha Ranieri.

Ranieri thotë se ekipi i tij është i vendosur për ta fituar këtë takim.

"Ne jemi duke luftuar për Ligën e Kampionëve dhe jemi afër. Skuadra është e bashkuar dhe e vendosur për ta fituar këtë takim. Na duhet ndihma e tifozëve tanë", përfundoi trajneri italian. /Telegrafi/