Please enter at least 3 characters.

Ramosaj e Peci nënshkruajnë marrëveshje në vlerë rreth 350 mijë euro për sektorin e ujitjes në Deçan

2022/06/291047155_1092500841363207_7625334175979067072_n-e1656488865433.jpg

Kryetari i komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj ka njoftuar se dje ka nënshkruar një marrëveshje me Ministrinë e Bujqësisë, ku në bazë të kësaj marrëveshje do të ndahen 349 mijë e 800 euro për sektorin e ujitjes për fermerët deçanas.

Ramosaj në një postim në Facebook ka shkruar se nënshkrimi i kësaj marrëveshje me ministrin Peci, përfshinë edhe ndërtimin dhe rehabilitimin e sistemit të ujitjes në komunën e Deçanit.

Postimi i plotë:349.800 Euro investim në sektorin e ujitjes për fermerët deçanasFermerë të nderuar,Kam kënaqësinë t’ju njoftoj se ditën e djeshme, së bashku me Ministrin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, z.Faton Peci, kemi nënshkruar marrëveshje për ndërtimin dhe rehabilitimin e sistemit të ujitjes në Komunën e Deçanit (Kanalet në fshatin Isniq dhe Llukë e Epërme) në vlerë prej 349.800 euro. Ashtu siç jemi zotuar, përpjekjet tona nuk do t’i ndalim asnjëherë deri në përmirësimin e kushteve të punës për fermerët tanë. /Telegrafi/