Please enter at least 3 characters.

Ramos është gati për finale, i dërgon mesazh Buffonit me këtë gol të magjishëm në stërvitje (Video)

2017/05/capture-20170531-003641.jpg

Jemi pak ditë larg finales së Ligës së Kampionëve mes Real Madridit dhe Juventusit.

Los Blancos po vazhdojnë me stërvitjet e tyre ditore, por nga përgatitja e fundit ka rënë në sy goli i Sergio Ramos.

Mbrojtësi spanjoll ka shënuar një gol fantastik që rrallë herë shikohet edhe në stërvitje.

Kapiteni i Realit shpesh herë din të shënon gola edhe pse jo të tillë, gjithsesi portieri i Zonjës së Vjetër, Gianluigi Buffon duket te tregohet i vëmendshëm kur topi është në drejtim të Ramos.

Finalja e luhet të shtunën me 3 qershor, ndërsa fituesi do të luajë me Manchester Unitedin në Superkupën e Evropës. /Telegrafi/