Ramos bëhet hero në Nigeri, shkas flamuri andaluzian
Real Madridi e fitoi finalen e Ligës së Kampionëve ndaj Liverpoolit me rezultat 3-1.
Sergio Ramos ishte një nga lojtarët më të komentuar pasi spanjolli ishte pjesë e duelit me Mohamed Salah, që në fund ia pamundësoi egjiptianit vazhdimin e lojës.
Por, emri i spanjollit vazhdon të lakohet në rrjetet sociale, por jo vetëm për shkak të momentit të lartpërmendur.
Ramos është lindur në Camas, afër Sevillas, pra në zonën e Andaluzisë dhe kapiteni i Realit nuk harron asnjëherë vendlindjen e tij.
Pas finales së Kievit ai në bel kishte lidhur flamurin andaluzian, por për ata që nuk e njohin këtë flamur, solli konfuzion.
Shumë tifozë në Nigeri kanë shkruar në rrjetet sociale, duke pyetur pse Ramos festoi me flamurin e tyre.
Ky konfuzion erdhi pasi ngjyrat e dy flamurëve janë të njëjta, edhe pse në mes tyre ka dallime të theksuara, ndërsa më poshtë keni disa nga reagimet e tifozëve. /Telegrafi/
"Pse Ramos mban flamurin e Nigerisë ashtu si vitin e kaluar"
"Ramos prapë me flamurin e Nigerisë: Më patriot se shumica e nigerianëve"
"Pse ju mbani lidhur gjithmonë flamurin nigerian pas çdo fitore në finale? Ju sjell fat?"


