Ramiz Lladrovci testohet për COVID-19
14:"Ridvan Slivova
27/07/2020
Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci është vetë izoluar, pas shfaqjes së disa simptomave të COVID-19.
Këtë e ka bërë të ditur vetë Lladrovci, i cili ka njoftuar se po ashtu ka bërë testin dhe është në pritje të rezultateve.
Postimi i plotë i tij:Të nderuar qytetarë,Mbrëmë kam pasur shqetësime shëndetësore dhe kam kërkuar ndihmë mjekësore në Drenas. Pas përkujdesjes, kam bërë edhe testin për COVID-19, në Klinikën Infektive.Jam në pritje të rezultateve.Deri në marrjen e rezultateve, jam vetizoluar.Respektoni udhëzimet e IKShPK, bartni maskën, ruani distancën, mbani higjienën! /Telegrafi/


