Rama poston videon nga ‘bajpasi’ i Vlorës: Synojmë ta bëjmë të kalueshëm në mesin e korrikut
26/06/2021
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama e ka nisur ditën me një pamje nga puna në bajpasin e Vlorës.
Teksa poston videon, Rama shkruan se synimi është që bajpasin e Vlorës ta bëjnë të kalueshëm në mesin e muajit korrik.
“Mirëmëngjesi dhe me një moment nga puna sfiduese në bajpasin e Vlorës, të cilin synojmë ta bëjmë të kalueshëm në mesin e korrikut, ju uroj një fundjavë të bukur”, shkruan Rama në Facebook.


