Please enter at least 3 characters.

Rama pas takimit me Merkel: I inkurajuar nga vlerësimet pozitive ndaj Shqipërisë

2019/09/unnamed-3-14.jpg

Pas takimit të zhvilluar sot me kancelaren e Gjermanisë, Angela Merkel, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama shprehet se ndihet i vlerësuar nga predispozita pozitive ndaj Shqipërisë e kancelares.

Kreu i qeverisë thekson pas përfundimit të takimit me kancelaren Merkel “shumë i inkurajuar nga vlerësimet dhe predispozita pozitive ndaj Shqipërisë e kancelares Merkel”.

Kryeministri Edi Rama u prit sot në takim nga Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel, ndërsa më herët zhvilloi një takim me Komitetin e Çështjeve Evropiane të Bundestagut, ku pati një bashkëbisedim të hapur dhe pozitiv.