Rama me studentët për integrimin në BE: Kjo është një përpjekje që ka kuptim për secilin prej jush
Kryeministri Edi Rama këtë të enjte ka folur me studentët në kuadër të një turi me studentët lidhur me integrimin e BE-së.
Rama në fjalën e tij ka thënë se sipas tij integrimi i BE-së është një kuptim për secilin prej të rinjve.
“Vetëm 27 djem, shumica vajza. Besoj shumë në to dhe është evidente që, nëse do të ketë shpëtim njerëzimi, do të vijë nga gratë dhe vajzat. Më vjen mirë që jemi këtu për të diskutuar për një temë për të cilën flitet përditë, por që mbetet e largët. Shumëkujt i duket sikur jemi në Europë, për sa kohë mund të lëvizim lirisht; të tjerat janë gjëra që nuk kanë lidhje me qytetarët. Por procesi është i tillë që, sa më shumë ta ndjekësh, aq më shumë mëson se jemi një vend që nuk jemi në BE.
Ju, si studentë, mund të studioni jashtë, por kur kaloni kufirin, jeni të huaj. Jeni studentë të huaj dhe, si të tillë, trajtoheni ndryshe, jo me të njëjtat kushte; paguani shumë më tepër. Nëse do të jemi në BE, kjo do të ndryshojë dhe do të jeni në Varshavë si në Tiranë. Nuk do të jeni më të huaj në një vend të huaj. Ju mund të kërkoni punë në çdo qytet të Europës dhe askush nuk do t’ju thotë: ‘Po ti nga je?’, sepse këtu është BE-ja. Shqipëria nuk është. Kjo është një përpjekje që ka kuptim dhe impakt të drejtpërdrejtë për secilin prej jush. Shqipërisë nuk i ka buzëqeshur asnjëherë fati për këtë çështje”, tha ai. /Euronews.al/


