Please enter at least 3 characters.

Rama mbron idenë e shtetit Bektashi, iu përgjigjet zërave kundër: Ka ardhur koha të vihet në jetë

2024/09/edi-rama.jpg

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me reagimet dhe zërat kundër idesë së krijimit të një shteti Bektashi në Shqipëri.

Në një postim të gjatë në X, kreu i qeverisë shqiptare thotë e ka ardhur koha që kjo ide të vihet në jetë, pasi sipas tij është në harmoni të plotë me interesin kombëtar.

Ai i fton kundërshtarët e kësaj ideje që të njihen me faktet dhe kontributet historike të Urdhrit Bektashi në punët e kombit e të fesë në Shqipëri.

Sipas Ramës “nga ideja tek jetësimi i saj ka një kohë të tërë për t’u kthjelluar çdo gjë dhe një proces të tërë publik e legjislativ për t’u zhvilluar, kështu që nuk ka asnjë ngut e asnjë nevojë për polemika të kota."

Më tej kryeministri thekson se “ngritja e statusit të Kryegjyshatës Botërore në Shqipëri në nivelin e një entiteti sovran jo vetëm do të ulte ndjeshëm kërcënimin real të tkurrjes së atij komuniteti deri në tretje në harkun e disa dekadave, po do të garantonte një vazhdimësi të qëndrueshme të ekzistencës së tij për breza të tërë”.