Please enter at least 3 characters.

Rama i fton për dialog studentët protestues

2018/11/Edi-Rama-1024x576.jpg
367:"Foreign Policy Chief Federica Mogherini (L) during a joint press conference with Albanian Prime Minister Edi Rama (R) in Tirana, on March 3, 2017. Mogherini is on a tour to the Balkan states - a tour that started in Montenegro and will end in Albania - to reassure the countries that the EU remains open for enlargement despite crises in the EU. GENT SHKULLAKU / AFP
14:"Gent Shkullaku

Kryeministri Edi Rama u ka dhënë një përgjigje studentëve që protestojnë ende para Ministrisë së Arsimit dhe Sportit. Ai u ka thënë studentëve që përveç dëshirës për të protestuar, duhet të kenë edhe vullnetin për të biseduar.

“Në rrugë dilet për të kërkuar vëmendjen e vendimmarrësve ndaj shqetësimit që ke, ndërsa shqetësimi adresohet përmes dialogut me vendimmarrësit. “Dua që ata ta dinë se kam shumë për t’u thënë, por edhe shumë dëshirë që t’i dëgjoj, ballë për ballë, pa censurë për opinionin publik, pa drejtues, pa administratorë, pa pedagogë, por vetëm studentët e zgjedhur prej vet protestuesve, pa asnjë filtër partiak apo administrativ”, deklaroi Rama.

Sipas tij, protestat e studentëve janë të garantuara.

“Po të mund të zgjidhja, sot do të doja të isha edhe njëherë student protestues, por si kryeministër dhe si një protestues i dikurshëm kam bindjen se duke dëgjuar njëri-tjetrin me respekt, jemi apo jo dakord, dhe duke u bërë bashkë për modernizimin e arsimit të lartë në çdo aspekt, ne mund ta përshpejtojmë dhe ta bëjmë shumë më mirë punën kolosale që mbetet ende për të bërë në dobi të universitetit”, tha Rama. /Telegrafi/