Please enter at least 3 characters.

Ralf Rangnick thuhet se e ka refuzuar Milanin?

2020/03/GettyImages-1066479816.jpg
251:"SALZBURG, AUSTRIA - NOVEMBER 29: Ralph Rangnick, head coach of Leipzig reacts during the UEFA Europa League Group B match between RB Salzburg and RB Leipzig at on November 29, 2018 in Salzburg, Austria. (Photo by Alexander Hassenstein/Getty Images)
12:"Getty Images

Sipas Sky Sport Deutschland, shkruan se Ralf Rangnick deri më tani ka hedhur poshtë ofertën për t'u bërë trajneri i ri i Milanit dhe drejtor sportiv.

Drejtori i shkarkuar, Zvonimir Boban, kishte thënë se CEO i Milanit, Ivan Gazidis e kishte kontaktuar Rangnickun për tu siguruar për një marrëveshje në dhjetor.

Por në anën tjetër, presidenti i Milanit, Paolo Scaroni i konfirmoi vetëm bisedimet "paraprake" me trajnerin gjerman.

Ralf Rangnick. (Photo by Alexander Hassenstein/Getty Images)

Tani raporti i fundit nga Sky në Gjermani shkruan se arsyeja pse Milani nuk e ka siguruar Rangnickun për sezonin e ardhshëm është se ai nuk e ka pranuar ofertën.

Mësohet se ai ka thënë se është i shqetësuar për situatën e Fair Play, i cili detyroi kuqezinjtë të tërhiqen nga Liga e Evropës këtë sezon, po ashtu ka kërkuar edhe ‘veton’ e  tij për transferimet dhe stilin e tij të futbollit.

Milan - Juventus (Foto: Marco Luzzani/Getty Images/Guliver)

Stefano Pioli është trajneri aktual dhe insistoi se ai do të vazhdojë të japë gjithçka për klubin për sa kohë që është në punë. /Telegrafi/