Please enter at least 3 characters.

Ralf Rangnick kandidat i ri për trajner të Chelseat

2019/06/Ralf-Rangnick.jpg
292:"MILAN, ITALY - APRIL 05: Schalke 04 head coach Ralf Rangnick with the bal of final looks on prior to the UEFA Champions League Quarter Final match between FC Internazionale Milano and Schalke 04 at San Siro Stadium on April 5, 2011 in Milan, Italy. (Photo by Valerio Pennicino/Getty Images)
12:"Getty Images

Trajneri i RB Leipzigut, Ralf Rangnick është shfaqur si një kandidat për të pasuar Maurizio Sarrin te Chelsea.

Italiani pritet të shkojë te Juventusi, pavarësisht se The Blues dëshirojnë të mos e shkëpusin marrëveshjen me kompensim.

Gazeta gjermane, BILD shkruan sot se në mesin e atyre që konsiderohen të zëvendësojnë trajnerin nga Italia - përfshijnë menaxherin e Derby Countyt, Frank Lampard - gjithashtu edhe gjermanin, Rangnick.

(Foto by Laurence Griffiths/Getty Images/Guliver)

Shtimi i spekulimeve ishte njoftimi i javës së kaluar nga RBL se Rangnick do të heqë dorë nga roli i tij i dyfishtë - si trajner dhe drejtor sportiv.

"Unë nuk mund dhe nuk dua të përjashtoj që do të jem trajner përsëri në një moment. Unë ende ndihem shumë i ri dhe shumë i aftë për këtë", tha ai.

Ndryshe, Chelsea ka përfunduar sezonin në vendin e tretë në Ligën Premier si dhe ka fituar Ligën e Evropës. /Telegrafi/