Rakitic i kënaqur që do të mbajë numrin e Guardiolës, 4-shin
01/07/2014
Kroati sot edhe zyrtarisht u zbulua si lojtar i Barcelonës pasi kompletoi transferimin prej 20 milionë eurosh nga Sevilla dhe nënshkroi kontratë pesëvjeçare.
Atij i është dhënë fanell ame numrin 4, të cilën së duami e ka mbajtur edhe Cesc Fabregas para se ai të kalojë te Chelsea më herët gjatë kësaj vere.
“Është e veçantë ta mbaj të njëjtin numër si të Pep Guardiola. Është nder ta mbaj fanellën me numrin 4, ai bëri histori si lojtar dhe trajner. Shpresoj të jem po aq i suksesshëm sa edhe ai”, ka thënë mesufshori. /Telegrafi/


