Please enter at least 3 characters.

Raiola është takuar me përfaqësues të Milanit për Ibran

2018/10/ZlatanMino-e1540485313739.jpg
259:"MOSCOW, RUSSIA - JUNE 17: Carmine Raiola looks on with Zlatan Ibrahimovic prior to the 2018 FIFA World Cup Russia group F match between Germany and Mexico at Luzhniki Stadium on June 17, 2018 in Moscow, Russia. (Photo by Alexander Hassenstein/Getty Images)
12:"Getty Images

Mino Raiola thuhet se është takuar me përfaqësues të Milanit gjatë këtij muaji, për të diskutuar në lidhje me kontratën e re të Giacomo Bonaventuras dhe mundësinë e kthimit të Zlatan Ibrahimovicit në San Siro.

Agjenti i njohur i kishte ftohur raportet me hierarkinë e Rossonerëve, mirëpo gjërat janë përmirësuar prej se Leonardo dhe Paolo Maldini janë bërë drejtorë.

Mino Raiola (Foto: Alexander Hassenstein/Getty Images/Guliver)

Sipas calciomercato.com, Raiola është takuar me dy drejtorët e përmendur para 10 ditësh, për të folur rreth vazhdimit të kontratës së Bonaventuras.

Mesfushori italian ka kontratë deri në vitin 2020, por është arritur marrëveshja bazë për zgjatjen edhe për dy vite të tjera me pagë më të lartë.

Raiola është njëherësh edhe përfaqësues i Ibrahimovicit, i cili është lidhur me një kthim te Milani në afatin e janarit.

Zlatan Ibrahimovic (Foto: Katharine Lotze/Getty Images/Guliver)

Sulmuesi veteran aktualisht luan në MLS për Los Angeles Galaxy, ndërsa është shumë i mundshëm kthimi në Serie A.

Ai dëshiron të sigurohet për minutazhin e lojës, sepse për 37-vjeçarin është më e rëndësishme loja te Milani se paga. /Telegrafi/