Rahoveci miraton buxhetin për vitin 2026 me 15 vota pro dhe një kundër
Kuvendi Komunal i Rahovecit ka miratuar buxhetin e planifikuar për vitin 2026, me 15 vota pro dhe një kundër.
Të gjitha votat pro ishin nga asamblistët e AAK-së, ndërsa vota kundër erdhi nga Leonard Morina i VV-së, i cili qëndroi për të votuar pavarësisht mungesës së pjesës tjetër të opozitës, përcjell Telegrafi.
Ky zhvillim thekson bashkëpunimin e degës së VV-së në Rahovec, nën drejtimin e Ali Dulës, që ka mundësuar miratimin e buxhetit.
Ndërkaq, LDK-ja dhe asamblisti Edon Cana vendosën të mos e mbështesnin buxhetin, duke penguar pjesëmarrjen e mëtejshme të opozitës në votim.
Me këtë miratim, kryetari i komunës, Smajl Latifi, shënon një fitore të rëndësishme në Kuvendin Komunal, ndërsa mbetet të shihet nëse kjo do të ndikojë në rezultatet e zgjedhjeve lokale më 12 tetor. /Telegrafi/


