Rahimaj i bashkohet qytetarëve në paintball, "Kamenica Summer Fest" sjell adrenalinë dhe argëtim
Aktivitetet e "Kamenica Summer Fest 2026" kanë vazhduar me organizimin e një gare në paintball, e cila mblodhi pjesëmarrës të moshave të ndryshme në një sfidë të mbushur me adrenalinë, argëtim dhe bashkëpunim.
Pjesë e aktivitetit ishin edhe kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj, deputetja Liza Gashi, drejtorë komunalë dhe zyrtarë të tjerë, të cilët iu bashkuan qytetarëve në lojë, duke i dhënë aktivitetit një atmosferë edhe më dinamike.
Sipas njoftimit, aktiviteti u karakterizua nga energjia pozitive, gara e shëndetshme dhe fryma ekipore, ndërsa pjesëmarrësit patën mundësi të shijojnë një përvojë rekreative në kuadër të programit veror të festivalit.
"Kamenica Summer Fest 2026" po vazhdon me një sërë aktivitetesh sportive, kulturore dhe rekreative, me synimin për të krijuar një atmosferë festive në qytet dhe për të nxitur pjesëmarrjen e qytetarëve në ngjarjet që zhvillohen gjatë gjithë sezonit veror. /Telegrafi/


