Radikalet e lira nuk janë fajtorë për plakjen
03/12/2008
Hulumtimi i realizuar nga Kolegji Universitar i Londrës ka treguar se radikalet e lira të oksigjenit nuk janë shkaktarët kryesorë të plakjes dhe se kjo teori, e cila është konsideruar njëra nga teoritë kryesore të plakjes, nuk është e vërtetë.
Kjo teori e radikaleve të lira, e cila është e pranishme tash e pesëdhjetë vite, nuk bazohet në fakte shkencore, pohojnë shkencëtarët.
Për këtë arsye autorët e studimit thonë se preparatet të cilat bazohen në aftësitë antioksiduese për pengimin e plakjes, nuk kanë ndonjë ndikim në ngadalësimin e këtij procesi.


