Please enter at least 3 characters.

R Kellyt i refuzohet kërkesa për t'u liruar nga burgu për shkak të pandemisë

2020/04/GettyImages-1131991664-e1586288381931.jpg
345:"CHICAGO, IL - MARCH 22: Singer R. Kelly appears in court for a hearing to request that he be allowed to travel to Dubai at the Leighton Criminal Court Building on March 22, 2019 in Chicago, Illinois. R. Kelly appeared before a judge to request permission to travel to Dubai to perform in concerts. (Photo by E. Jason Wambsgans-Pool/Getty Images)
12:"Getty Images

Këngëtari R Kelly, i cili po mbahet në Qendrën Korrektuese të Chicagos, ka parashtruar një kërkesë për t’u liruar nga burgi si pasojë e pandemisë së coronavirusit.

Ai është duke u mbajtur për shkak të disa akuzave që kanë të bëjnë me krime seksuale, shkruan Mirror. Kërkesa e R Kelly për t'u lëshuar nga burgu për shkak të frikës së pandemisë coronavirus është mohuar nga një gjykatës.

Ekipi juridik për R Kelly (53 vjeçar) ka pretenduar se ai ishte në kategorinë e rrezikut të lartë të njerëzve më të ndjeshëm ndaj COVID-19 për shkak të moshës së tij dhe çështjeve ekzistuese shëndetësore.

Avokatët gjithashtu pohuan se mjetet higjienike ishte vështirë për t'u futur në burg dhe se shumica e të burgosurve mbahen në qeli të vogla me të paktën një të burgosur tjetër, duke e bërë të pamundur distancimin shoqëror nga njëri-tjetri.

"Edhe pse unë e mirëkuptoj ankthin e të pandehurit për COVID-19, por ai nuk ka krijuar arsye bindëse që garantojnë lirimin e tij", ka thënë gjykatësja duke sqaruar se nuk ka raste të konfirmuara të coronavirusit në atë burg.

Ajo gjithashtu tha se burgu kishte marrë masa për të mbrojtur të burgosurit dhe stafin, përfshirë pezullimin e të gjitha vizitave ligjore dhe sociale, vënien e sapunit në dispozicion të të burgosurve dhe kontrollimin dhe testimin e të gjithë atyre që kanë qasje në burg. /Telegrafi/