Qytetarët e Obiliqit mund të paguajnë faturat e mbeturinave edhe në Postën e Kosovës
06/08/2026
Qytetarët e Komunës së Obiliqit tashmë kanë mundësi që pagesat e faturave për shërbimin e menaxhimit të mbeturinave t’i kryejnë edhe në zyrën e Postës së Kosovës në Obiliq.
Kjo mundësi është krijuar pas marrëveshjes së bashkëpunimit të nënshkruar nga u.d. Kryeshefi Ekzekutiv i NPL “Kastrioti”, Flakron Mjekiqi, dhe Kryeshefja Ekzekutive e Postës së Kosovës, Nora Rraci.
Sipas njoftimit, qëllimi i kësaj marrëveshjeje është lehtësimi i procesit të pagesave për qytetarët dhe ofrimi i shërbimeve më të qasshme, më të shpejta dhe më efikase.
NPL “Kastrioti” ka bërë të ditur se bashkëpunimi me Postën e Kosovës synon të përmirësojë shërbimet ndaj qytetarëve të Obiliqit. /Telegrafi/


