Please enter at least 3 characters.

QMK: Katër zjarre aktive, tre janë nën kontroll, ndërsa 24 janë shuar

2018/08/zjarr.jpg
QMK: 29 zjarre brenda 24 orëve, tre janë ende aktiv

Deri në orën 7:30 të mëngjesit të ditës së sotme (27 gusht), janë regjistruar gjithsej 31 zjarre në ambiente të hapura, nga të cilat 4 janë aktive, 3 janë nën kontroll dhe 24 janë shuar, njofton Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK).

Zjarret janë aktive në komunat Studeniçan dhe Zelenikovë, komunat Gostivar dhe Makedonski Brod, Komuna Çashkë dhe Komunën e Strugës – fshati Frangovë, po digjen pyje të ulëta dhe bimësi të ulët.

Nga QMK njoftojnë se zjarret që janë nën kontroll janë në: Komuna e Kërçovës – fshati Tajmishtë, Komuna e Delçevës – deponi, mbeturina; Komuna e Brvenicës.