Please enter at least 3 characters.

Qindra njerëz zhvishen lakuriq për të pozuar për një fotografi pranë Detit të Vdekur

2021/10/Tunick-1.jpg

Qindra njerëz lakuriq të lyer me bojë të bardhë kanë ecur nëpër një hapësirë të ashpër të shkretëtirës pranë Detit të Vdekur, si pjesë e një projekti më të fundit të fotografisë nga artisti amerikan, Spencer Tunick.

Sipas The Guardian, përcjell Telegrafi, fotografi 54-vjeçar, vizitoi vendin në Izraelin jugor si mysafir i ministrisë së turizmit për të portretizuar për herë të tretë tkurrjen e Detit të Vdekur përmes subjekteve nudo.

Tunick, i veshur me të zeza, mund të shihej të dielën duke qëndruar në çatinë e një automjeti dhe duke lëshuar komanda me një megafon. “Të gjithë bashkoni këmbët tuaja”, thoshte ai. “Duart poshtë”.

“Për mua trupi përfaqëson bukurinë, jetën dhe dashurinë”, tha Tunick, i cili ka bërë disa fotografi nudo në shkallë të gjerë në të gjithë botën.

Studentja e doktoraturës, Anna Kleiman, 26-vjeçe tha se ajo iu bashkua këtij projekti për të sjellë ndërgjegjësimin ndaj krizës mjedisore.

“Duket diçka shumë e natyrshme, sapo t’i hiqni rrobat”, tha ajo. “Ju nuk do të donit t’i vishnit përsëri. Mendoj se kishim vështirësi pak me shkëmbinjtë”, u shpreh ajo. /Telegrafi/