Please enter at least 3 characters.

Qeveria uli çmimet e mjeteve shkollore, ISHT del në terren për kontrolle

2024/09/mjete-shkollore.jpg

Inspektorati Shtetëror i Tregut ka nisur kontrollet në terren për të verifikuar nëse tregtarët po respektojnë masën e Qeverisë për uljen e çmimeve të mjeteve shkollore.

Sipas vendimit të Qeverisë, tregtarët me shumicë janë të detyruar t’i ulin çmimet e mjeteve shkollore për të paktën 10 për qind, ndërsa tregtarët me pakicë për të paktën 15 për qind. Çmimet e ulura duhet të jenë qartë të shënuara.

“Në përputhje me dispozitat e vendimit, çmimet më të larta të produkteve përcaktohen në nivelin e çmimeve (me përjashtim të çmimeve të shitjeve promocionale) që kanë qenë në fuqi më 1 qershor 2026 në tregtinë me shumicë, të cilat ulen për të paktën 10 për qind, si dhe në tregtinë me pakicë (dyqane të specializuara për shitjen e mjeteve shkollore, dyqane të pajisjeve sportive që shesin çanta shpine dhe çanta, si dhe tregtarë me pakicë që në asortimentin e tyre shesin edhe mjete shkollore), ku çmimet ulen për të paktën 15 për qind”, sqarojnë nga ISHT.

Për produktet e blera pas 1 qershorit 2026, sqarojnë nga Inspektorati i Tregut, çmimi më i lartë do të përcaktohet sipas çmimit të regjistruar të blerjes, por me ulje të detyrueshme – në tregtinë me shumicë për të paktën 10 për qind, ndërsa në tregtinë me pakicë për të paktën 15 për qind.

“Ekipet e ISHT-së gjatë periudhës së ardhshme do të kontrollojnë subjektet juridike në të gjithë territorin e shtetit dhe do të veprojnë në përputhje me Ligjin për Tregtinë dhe Ligjin për Mbrojtjen e Konsumatorëve. Gjobat variojnë nga 500 deri në 10.000 euro, në varësi të madhësisë së subjektit, ndërsa për mosrespektim të plotë të vendimit parashihet masa – ndalim i përkohshëm i ushtrimit të veprimtarisë për 15 ditë”, thonë nga Inspektorati Shtetëror i Tregut.

Nga ISHT u bëjnë thirrje qytetarëve që të raportojnë parregullsitë ose mosrespektimin e vendimit në numrin 191 ose përmes faqes zyrtare www.dpi.gov.mk.

Masa hyri në fuqi më 25 gusht dhe do të jetë në fuqi deri më 30 shtator.