Please enter at least 3 characters.

Qeveria siriane: E ardhmja e Assadit nuk do të diskutohet

2016/04/Assad.jpg

Kryenegociatori i Qeverisë siriane në bisedimet e paqes tha se e ardhmja e presidentit Bashar al-Assad nuk ishte temë për diskutim në këto bisedime, duke theksuar perspektivën e qeverisë siriane për ringjalljen e negociatave të shtyra nga opozita.

Bashar Ja'afari, në një intervistë për televizionin libanez Al Mayadeen, tha gjithashtu se ekipi i tij ishte duke u munduar për krijimin e një qeverie të zgjeruar si mënyrë për përfundimin e luftës - ide kjo e refuzuar nga opozita e cila ka luftuar pesë vjet për të rrëzuar Assadin.

"Kjo çështje (presidenca) nuk është nën juridiksionin e Gjenevës ... kjo është një çështje e brendshme siriane, me apo pa Këshillin e Sigurimit," tha ai.