Qeveria është e interesuar që Kushtetuesja të merret me Marrëveshjet: Mariqit i rrezikohet posti (Video)
KohaVisioni ka mësuar se për këtë janë në përgatitje të një dekreti, përmbajtjen e të cilit nuk do ta refuzojë Kushtetuesja.
“Ne jemi duke i shqyrtuar modalitetet e këtij dekreti, sepse duhet të sigurohemi që të jetë i tillë dhe në atë formë që Kushtetuesja ta marrë në shqyrtim, sepse mund të ndodhë që Gjykata të thotë se kjo nuk është kompetencë jona që ta shqyrtojmë, prandaj duhet të sigurohemi që kjo të mos ndodhë”, ka thënë burimi brenda Qeverisë së Kosovës.
Ndërkohë, pikërisht pas këtij vendimi të Kushtetueses, ministrit të Administrimit të Pushtetit Lokal, Ljubomir Mariq, që është edhe koordinator i ekipit menaxhues për Asociacionin, mund t’i rrezikohet njëra pozitë.
Zëvendësi i tij, Bajram Gecaj, ka thënë se kryeministri Mustafa do ta shqyrtojë pozitën e tij, sepse mbajtja e dy posteve mund të jetë konflikt interesi.


