Qeveria e RMV-së vazhdon negociatat për karburant më të lirë, TVSH-ja mbetet në 10%
Qeveria po vazhdon negociatat për të mbajtur çmimet e karburantit sa më të ulëta të jetë e mundur, tha sot kryeministri Hristijan Mickoski, pasi përfundoi marrëveshja me OKTA-n për çmime të reduktuara.
Duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve se çfarë do të ndodhë pas skadimit të marrëveshjes, Mickoski tha se bisedimet janë duke vazhduar dhe se qeveria do të vazhdojë të kërkojë një zgjidhje që do t'i mbante çmimet e karburantit më të ulëta për qytetarët.
"Në këtë moment, ne po negociojmë dhe do të vazhdojmë të negociojmë për ta bërë karburantet sa më të lirë të jetë e mundur", tha Mickoski.
Kryeministri vlerësoi se vendi ende ka çmimet më të ulëta të karburantit krahasuar me vendet e rajonit. Ai shtoi se një nga masat që është marrë tashmë është ulja e TVSH-së në 10 përqind.
"Ne mbetemi me shumë më të lirët me çmimet e karburantit krahasuar me vendet e rajonit. TVSH-ja është ulur në 10 përqind", tha Mickoski./Telegrafi/


