Please enter at least 3 characters.

Qeveria e Maqedonisë sot do të mbajë seancë, disa pika në rend dite

2017/06/Qeveria-e-Maqedonisë-me-llogo-2.jpg

Qeveria sot do të mbajë seancë në të cilën do të rishikojë disa propozime. Mes tjerash në rend dite do të jetë informacioni për konvertimin e mjeteve nga projekti për rrugë kombëtare, faza e dytë, për ndërtimin e rrugëve Ohër-Peshtani dhe Trebenisht-Strugë, si dhe informacioni për servisimin e borxhit për ujë të institucioneve publike nga fusha e shëndetësisë.

Do të diskutohet edhe për projektin e sistemit inteligjent të transportit dhe për vendosjen e gardheve mbrojtëse në rrugën "Korridori 10", përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ministrat do të rishikojnë gjithashti listën e dokumenteve që ministritë në pajtim me ligjin janë të detyruar t'i publikojnë në web-faqet e tyre, ndërsa do të vendosin për propozimin e ndërprerjes së shfrytëzimit të përhershëm të pronave të Shoqatës për bashkim shpirtëror.

Sekretari i përgjithshëm i qeverisë do ta rishikojnë propozim-vendimin për dhënien e inkubatorëve disa klinikave në vend, ndërsa gjithashtu do të rishikohet edhe raporti për pengimin e punës së Avokatit të Popullit./Telegrafi/