Please enter at least 3 characters.

''Qeveria e Maqedonisë duhet të deklarohet për xeheroret Kazandoll dhe Ilovica''

2016/01/minator-euml-t-e-minierave-dobrevo-dhe-toranica-k-euml-rkojn-euml-kushte-pune_hd.jpg

Komunat e juglindjes së Maqedonisë konkluduan se nuk kanë përgjegjësi për të sjellur vendim për xeheroret Kazandoll dhe Ilovica, ku tashmë janë dhënë koncesionet për eksploatim, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Kryetarët e dhjetë komunave të këtij rajoni, ku shoqatat qytetare bëjnë fushatë kundër xeheroreve dhe janë mbajtur tashmë edhe referendume, e diskutuan edhe çështjen e koncesioneve.

Komunat thonë se për këto xeherore dhe referendumet duhet të deklarohet vetë Qeveria pasi që, sipas tyre, tema është bërë mjaft e ndjeshme./Telegrafi/