Please enter at least 3 characters.

Qeni bënte sjellje të dyshimta, pronarja e kuptoi se çfarë nuk ishte në rregull (Foto)

2016/11/Qeni-bënte-sjellje-të-dyshimta-derisa-pronarja-e-kuptoi-se-çfare-nuk-ishte-ne-rregull-foto.jpg

Caitlin Guirey nga Britania e Madhe e kishte dërguar qenin në një qendër të kujdesit për kafshë, por kur ka shkuar ta merr prapa, ka marrë një qen tjetër.

Ajo ka menduar se kafsha është e sëmurë apo e shqetësuar, sepse bënte sjellje të pazakonshme, transmeton Telegrafi.

Derisa po voziste për në shtëpi, ajo ka ndaluar për ta shikuar më mirë nëse është i lënduar, derisa e ka parë emrin në qafore.

“Kam marrë qenin e huaj, e kam vjedhur. Ky quhet Winston, ndërsa unë do duhej ta merrja Teddy”, ka shkruar ajo në Facebook, përbri fotografisë.

Mësohet se ajo e ka kthyer dhe e ka marrë prapa qenin e saj që e mbanë në shtëpi. /Telegrafi/

Guirey me qenin e saj Teddy