Please enter at least 3 characters.

Qëndrim Guri sportist i vitit në Ferizaj

2016/01/q-euml-ndrim-guri-sportist-i-vitit-n-euml-ferizaj_hd.jpg

Këshilli Komunal për Sport, ka shpallur edhe dhjetë sportistët më të mirë, klubin më të mirë dhe trajnerin më të mirë për këtë vit.

Epiteti i klubit më të mirë u takoi vashave të Klubit të Hendbollit "Kastrioti", fituese të kupës së Kosovës dhe kampione të stinorit vjeshtor.

Në dhjetëshen e parë janë përfshirë, Erina Berisha, basketbolliste, Besim Shahini, motoçiklist, Bujar Tahiri, boksier, Burim Asllani, automobilizëm, Mimoza Islami, futbolliste, Nazmije Ibrahimi, volejbolliste, Ylber Ramadani, futbollist, Vildane Jashari, volejbolliste, Heset Arapi, volejbollist,Mursel Mehmeti, hendbollist dhe Kaltrina Beka, hendbolliste.

Trajnerë më të mirë u shpallën, Shemsi Shaqiri dhe Xhavit Morina.

Të gjithë këta u stolisën me medalje dhe mirënjohje për kontributin e dhënë në avanasimin e sportit ferizajas.

Pas shpalljes së më të mirit, çiklisti ferizajas, Qëndrim Guri, njëherësh bursisit i Komitetit Ndërkombëtar Olimpik, ka thënë se të arriturat e tij në këtë sport janë përcjellur me mjaftë sfida, ndërsa epiteti i më të mirit në komunën e Ferizajt do të jetë edhe një motiv shtesë për suksese tjera.

“Sfida e këtij viti është kampionati evropian që do të mbahet në Bratisllavë. Jemi duke punuar më përkushtim të shtuar për të dalë sa më mirë në këtë garë, por edhe në garën tjetër që do të mbahet në Baku të Azerbajxhanit, po punojmë që të dalim fitues" ka thënë Guri. /KP/Telegrafi/