Please enter at least 3 characters.

Qëllon me armë zjarri në ajër pas sherrit me gruan, në kërkim 50-vjeçari nga Vlora

2022/01/policia-kriminaliteti-mes-te-rinjve-1024x576-1.jpg

Policia e Vlorës ka shpallur në kërkim një 50-vjeçar i cili ka qëlluar me armë zjarri në ajër pas një konflikti të çastit, në banesë me bashkëshorten e tij dhe dy fëmijët e mitur.

Nga verifikimet e bëra nga policia nuk ka persona të dëmtuar.

Policia ka ngritur pika kontrolli dhe vijon krehjen e zonës për kapjen e autorit.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. /Euronews Albania/