Please enter at least 3 characters.

Qëllimi i McGregor ishte konfrontimi me Khabib Nurmagomedov

2018/04/Khabib.jpg
266:"NEW YORK, NY - NOVEMBER 12: Khabib Nurmagomedov of Russia reacts against Michael Johnson of the United States in their lightweight bout during the UFC 205 event at Madison Square Garden on November 12, 2016 in New York City. (Photo by Michael Reaves/Getty Images )
12:"Getty Images

Conor McGregor është bërë kryetemë e mediave pasi sulmoi një autobus të UFC-së, në të cilin ishin të pranishëm disa aplikues të arteve të përziera marciale.

Në rrjetet sociale kanë qarkulluar xhirime të shumta, në të cilat shfaqet irlandezi i famshëm duke hedhur gjësende në drejtim të autobusit në Barclays Center në Brooklyn të New Yorkut.

Nga sulmi i i 29-vjeçarit janë lënduar dy pasagjerë në autobus, ndërsa UFC i ka anuluar tri meçe që duhej të zhvilloheshin të shtunën.

Vet Conor i është dorëzuar policisë së Nee Yorkut, pasi autoritetet kishin kërkuar ta merrnin në pyetje.

Sipas The Indipendent, qëllim i McGregor ishte konfrontimi me Khabib Nurmagomedov, i cili ditë më parë ishte përfshirë në një zënkë me mikun e irlandezit, Artem Lobov.

'The Notorious' është ylli më i madh i UFC-së dhe i pari në histori që i ka mbajtur dy tituj, mirëpo për shkak të mospërfshirjes në meçe që nga nëntori i vitit 2016, atij iu mor titulli i peshave të lehta nga Dana White, të cilin asnjëherë nuk e ka mbrojtur.

McGregor është po ashtu më i popullarizuar nga MMA, edhe te tifozët që i pëlqejnë sportet tjera luftarake. Në vitin e kaluar, ai zhvilloi duelin e boksit ndaj kampionit të pamposhtur, Floyd Mayweather, i cili i solli përfitime të mëdha, përkundër se e humbi duelin. /Telegrafi/

(Foto: Getty Images)