Please enter at least 3 characters.

Pyetjet e thjeshta që mund t’ju ndihmojnë personave me depresion

2016/11/istock-85924981-medium.jpg

Ka disa mënyra të lehta përmes së cilave mund ta ndihmoni një person të dashur që vuan nga depresioni, dhe një nga këto mënyra mund të jetë duke i bërë pyetjet e duhura.

Një studim, i cili ka përfshirë monitorimin e 55 të rriturve me depresion përgjatë një periudhe 16 javore, ka zbuluar se disa linja të caktuara të pyetjes ua kanë përmirësuar gjendjen mendore, transmeton Telegrafi.

E referuar ndryshe edhe si ‘marrja Sokratike në pyetje’, i ndihmon pacientët të fitojnë një perspektivë më të gjerë të gjërave që po iu shkaktojnë atyre pikëllim apo shqetësim.

P.sh., nëse dikush është i shqetësuar dhe vuan nga problemet mendore që i shkakton divorci, pyetjet e duhura mund të jenë:

- Si mund të ‘përkthehet’ të qenit i divorcuar në një dështim?

- A ka ndonjë dëshmi se vetëm keni shënuar sukses dhe nuk keni dështuar?

Pjesëmarrësit e rritur i janë nënshtruar një terapie, ku sesionet e tyre ishin incizuar dhe analizuar.

Hulumtuesit kanë zbuluar se aq më shumë pyetje Sokratike që kishte bërë terapisti, aq më shumë përmirësime ishin shënuar në simptomat depresuese. /Telegrafi/