Please enter at least 3 characters.

Putini i mbyllur në kafaz, dekorim për festën e Halloween-it në Kiev

2022/10/Putin123.png

Një qytetin e Kievit të Ukrainës është bërë një dekorim interesant për festën e Halloween-it, ku shihet presidenti rus Vladimir Putin i mbyllur në një kafaz.

Përveç kësaj, në këtë dekorim ai mund të shihet i lidhur nga këmbët e duart përmes një karrigeje, derisa sytë i ka të mavijosura, transmeton Telegrafi.

Imazhi që tregon këtë dekorim për “Natën e Shtrigave” u publikua nga mediumi Nexta në llogarinë e saj në Twitter.

“Putini në një kafaz është një dekorim i mrekullueshëm për Halloween, në Kiev”, thuhet në mbishkrim. /Telegrafi/