Please enter at least 3 characters.

Punëtorët e kompanisë "Pastrimi" në grevë, me kamionë për grumbullimin e mbeturinave para komunës

Punëtorët e kompanisë “Pastrimi” janë duke mbajtur grevë para objektit të Komunës së Prishtinës, duke pozicionuar përballë objektit edhe kamionët për grumbullimin e mbeturinave.

Shoqata Sindikale e “Pastrimit” këtë grevë e ka paralajmëruar duke thënë se qëllimi i saj është shprehja e pakënaqësisë dhe kërkesës për zgjidhje emergjente ndaj situatës së rëndë financiare ku është futur ndërmarrja, “si pasojë e mos-shlyerjes së obligimeve financiare nga Komuna”.

Tutje në njoftim thuhet pjesëmarrës në këtë grevë do të jenë rreth 300 punëtorë dhe të punësuar të KRM “Pastrimi”.

“Vendndodhja: përreth objektit të Komunës së Prishtinës, me qëndrim të vazhdueshëm; Do të përdoren rreth 20 kamionë, të cilët do të parkohen në mënyrë të rregullt dhe pa bllokuar rrugët emergjente; Greva do të jetë paqësore, pa ndërhyrje në veprimtarinë e organeve publike, dhe në koordinim me autoritetet policore”, thuhet në njoftim.

Sipas fotografive të shkrepura nga fotoreporteri Ridvan Slivova, shihet se si kamionët e parkuar kanë krijuar kolona të gjata në trafik. /Telegrafi/

Kamionët e "Pastrimi" para objektit të Komunës së Prishtinës /Foto: Ridvan Slivova/

Kamionët e "Pastrimi" para objektit të Komunës së Prishtinës /Foto: Ridvan Slivova/

Punëtorët e "Pastrimi" në grevë /Foto: Ridvan Slivova/

Kamionët e "Pastrimit", krijojnë kolona në Prishtinë /Foto: Ridvan Slivova/

Kamionët e "Pastrimi" para objektit të Komunës së Prishtinës /Foto: Ridvan Slivova/

Kamionët e "Pastrimi" para objektit të Komunës së Prishtinës /Foto: Ridvan Slivova/