Punëtorët e Aeroportit të Gjakovës, që tre muaj pa paga (Video)
04/10/2016
Punëtorët e Aeroportit të Gjakovës ka tre muaj që nuk kanë marrë paga. Ndërkaq, Ministria e Zhvillimit Ekonomik nuk i përgjigjet kërkesave për buxhet në këtë kompani publike.
Kryeshefja e Aeroportit, Vlora Gojani, e konfirmon mungesën e rrogave dhe thotë se kjo ndodh për shkak të mungesës së buxhetit.
Ajo shprehet se për shkak të rrethanave u detyrua të mos e vazhdojë kontratën me kompaninë e sigurimit, kontratë kjo e cila skadoi me 30 shtator. /Klan Kosova/


