Pulë e shijshme me limon dhe gjalpë të aromatizuar
09/09/2021
Rrathët e limonit do të zbusin pulën, ndërsa gjalpi me trumzë do të kompletojnë shijen...Përbërësit:▪ 4 fileto pule▪ 100 g gjalpë▪ 3 thelpinj hudhër▪ 1 lugë çaji majdanoz▪ 1/2 lugë çaji trumzë▪ 2 limonë▪ 2 lugë vaj ulliri▪ piper▪ kripë
2. Priteni pulën në fileta dhe më pas hidhni kripë dhe piper dhe hidhni sipër vaj ulliri. Fërkojini erëzat mirë në mish dhe lëreni të qëndrojë për 15 minuta.
3. Vendosni copat e pulës në një enë pjekje dhe mbulojini me një limon të prerë në feta. Piqeni në furrë në 200 gradë Celsius rreth 20 minuta.
4. Kur të jetë gatuar, shërbejeni mishin në një pjatë me shtesën e dëshiruar dhe mbi të vendosni një lugë gjelle gjalpë aromatik, një fetë limoni.
Ju bëftë mirë! – transmeton Telegrafi.


