Please enter at least 3 characters.

Publikon pjesë të shkurtra nga “Goat”, Fero: Albumi më i fortë në histori, me këto video do të dëshpërohet çdo artist

2021/12/Screenshot_17-10-e1640268521268.png

Reperi i njohur nga Gjilani, Feronit Shabani-Fero, ka nisur punën për një album të ri.

Ai madje kërkoi nga fansat t’ia mbledhin mbi 200 mijë euro për ta ndihmuar në realizimin e “Goat”.

Artisti shqiptar ka shpërndarë disa video të reja, përmes të cilave ka dhënë edhe disa detaje për këngët e këtij albumi.

Foto: Screenshot/Instagram

24-vjeçari shton se është albumi më i fortë në histori dhe se më këtë video do të dëshpërohen të gjithë artistët.

“Albumi më i fortë në histori. Dëgjoni këto gjashtë video, me këto video dëshpërohet çdo ‘artist’ që i thotë vetit ‘artist’ por kjo nuk është as pesë për qind çka është albumi”, u shpreh Fero.

Foto: Screenshot/Instagram

“Zyrtare albumi është gati për lansim për shumë pak kohë. Këto ditë ju lajmëroj për datën e lansimit”, tha më tej ai.

Në iniciativën që ka nisur, reperi mori përkrahje të mëdha dhe ka mbledhur një shumë të konsiderueshme parash. /Telegrafi/