Please enter at least 3 characters.

Publikohet ‘freestyle’ “Pepper Lemon” nga Leron

2021/06/Screenshot_7-8-e1623246044998.png

Ashtu siç kishte paralajmëruar, Leron, ditën e sotme (e mërkurë) ka publikuar ‘freestyle-n’ e ri.

“Pepper Lemon” mban titullin ky projekt, të cilin e ka shoqëruar me një paraqitje atraktive e po ashtu edhe me titra.

Tekstin e ka shkruar vet reperi, kurse për miksimin dhe masterizimin është përkujdesur Bergin Demaj.

Leron (Foto: YouTube)

Kjo ndërkohë thuhet të jetë inspiruar nga artisti i popullarizuar kanadez, Aubrey Graham, i njohur si Drake.

Këngën tashmë të plotë e gjeni në YouTube dhe besohet se do ketë suksesin e merituar nga publiku.

Leron Kurteshi përndryshe deri më tani ka sjell një sërë projektesh të suksesshme në zhanrin muzikor hip-hop. /Telegrafi/