Please enter at least 3 characters.

Publikohen online imazhet e ndaluara të Georgina Rodriguezit (Foto)

2018/01/zzz-6-e1516817122184.jpg
17:"© GoffPhotos.com

Georgina Rodriguez tashmë i ka sjell në jetë një vajzë, Cristiano Ronaldos.

Ky i fundit ka shumë armiqësi mes të tjerash edhe me disa media portugeze.

Një ndër ta është edhe “Correio da Manha”, e cila njihet për armiqësinë me yllin e kombëtares së Portugalisë.

Duket se lufta mes kësaj gazete dhe futbollistit nuk e ka ndërmend të ndalet, ku kujtojmë se disa herë kishte raportuar për jetën private të CR7.

Ueb-faqja e lidhur me këtë gazetë, flash.pt ka zbuluar disa fotografi të Georgina Rodriguezit të shkrepura disa vite më parë ndërsa janë fshirë pasi filloi lidhjen me yllin portugez.

Është e vërtetë që fotot nuk janë edhe aq skandaloze, por prapëseprapë nuk duhet të dilnin online, dhe Ronaldo me siguri që nuk do ta marrë mirë veprimin e radhës së shtypit.

Ndryshe, Georgina dhe Ronaldo po vazhdojnë jetën të lumtur dhe nuk dihet nëse do të ankohet. /Telegrafi/