Publikohen listat e pjesëmarrësve në festivalin e RTSH-së, një nga këta emra do të përfaqësojë Shqipërinë në "Eurovision 2017"
Festivali i këngës në Radio Televizionin Shqiptar do të mbajë edicionin e tij të 55-të në dhjetorë të këtij viti.
Edhe këtë vit më se 24 pjesmarrës do të konkurrojnë për të fituar çmimin e parë në kompeticion, dhe për të përfaqësuar më pas Shqipërinë në "Eurovision 2017", i cili mbahet në maj të vitit 2017 në Kiev të Ukrainës.
Ndryshe nga herët e tjera, ky vit Festivali i këngës në RTSH ka ngjallur shumë interesim te këngëtarët nga Kosova, të cilët në këtë edicion do të jenë plot 10, transmeton Telegrafi.
Ndër emrat më të spikatuar që do të konkurrojnë janë: Linda Halimi, Yll Limani, Flaka Krelani, Neki Emra dhe Xuxi, të cilët njëherit janë edhe pretendentët kryesor për fitore.
Kjo është lista e plotë e këngëve dhe kandidatëve pjesmarrës në këtë festival:
Albulena Jashari “Fjalët ia lë zemrës”
Muzika: Marsela Çibukaj, Briz Musaraj
Teksti: Gerald Xhari
Classic BOYS “Dashuria për jetën”
Muzika: Endri Sina
Teksti: Saimir Braho
Dilan Reka “Mos harro”
Muzika: Edmond Zhulali
Teksti: Agim Doçi
Edea Demaliaj “Besoj në ëndrra”
Muzika: Fabian Asllani
Teksti: Edea Demaliaj
Edona Vatoci “Mirëmëngjës”
Muzika: Edona Vatoci
Teksti: Edona Vatoci
Elson Braha “Edhe një herë”
Muzika: Adrian Hila
Teksti: Pandi Laço
Erlind Zeraliu “Dhimbja e gëzimit”
Muzika: Vasil Tole
Teksti: Fatos Arapi
Fabiola Agalliu & Agnesa Çavolli “Shkon e vjen”
Muzika: Sokol Marsi
Teksti: Fabiola Agalliu
Festina Mejzini “Atje lart”
Muzika: Eriona Rushiti
Teksti: Eriona Rushiti
Flaka Krelani “S’dua t’flas”
Muzika: Qëndrim Krelani
Teksti: Qëndrim Krelani
Franc Koruni “Macka”
Muzika: Franc Koruni
Teksti: Franc Koruni
Genc Salihu “Këtu”
Muzika: Genc Salihu
Teksti: Genc Salihu
Lindita Halimi “World”
Muzika: Klodian Qafoku
Teksti: Gerald Xhari
Linda Rukaj “Vija e lumit”
Muzika: Linda Rukaj
Teksti: Linda Rukaj
Lorela “Me ty”
Muzika: Alban Kondi
Teksti: Turjan Hyska
LYNX “Sot”
Muzika: LYNX
Teksti: LYNX
Luka & Serxhio Hajdini “Koha plaket”
Muzika: Serxhio Hajdini
Teksti: Luka Hajdini
Neki Emra “Dashuri dhe urrejtje”
Muzika: Neki Emra
Teksti: Albatros Rexha
Orges Toce “Shi diamantësh”
Muzika: Orges Toçe
Teksti: Orges Toçe
Rezarta Smaja “Pse prite gjatë”
Muzika: Xhevdet Gashi
Teksti: Arsim Bujaku
Tiri “Më zgjo”
Muzika: Enis Mullaj
Teksti: Sokol Marsi
Yll Limani “Shiu”
Muzika: Yll Limani, Ilirjana Blakaj
Teksti: Yll Limani, Ilirjana Blakaj
XUXI “Metropol”
Muzika: Genti Lako
Teksti: Ana Gramo
Xhesika Polo “Eva jam unë”
Muzika: Marko Polo
Teksti: Alex Seitaj


