Please enter at least 3 characters.

Puberteti i hershëm te vajzat mund të krijojë këtë problem shëndetësor

2017/07/early-puberty-for-special-needs-girl.jpg

Hulumtuesit së fundmi kanë zbuluar një ndërlidhje mes shfaqjes së hershme të pubertetit te vajzat dhe obezitetit.

Sipas një studimi të ri të publikuar në revistën Pediatrics¸vajzat me masë më të madhe të indeksit trupor mund të fillojnë të zhvillojnë gjinj një vit më herët sesa shoqet e tyre.

Hulumtuesit besojnë se puberteti i hershëm te vajzat obeze mund të fillojë qysh në klasën e dytë të shkollës fillore.

Për këtë konstatim, hulumtuesit kanë monitoruar gjithsej 1,200 vajza të moshave 6 deri 8 vjet përgjatë San Franciskos, Cincinnatit dhe Nju Jorkut.  /Telegrafi/