Please enter at least 3 characters.

PSV i njofton skuadrat e interesuara për çmimin e Xavi Simons

2023/02/Xavi-Simons.jpg
240:"EINDHOVEN, 11-02-2023. Philips Stadion, Stadium of PSV. Dutch Eredivisie Divisie Football season 2022-2023. PSV - Groningen. PSV midfielder Xavi Simons scores 2-0 during the game PSV - Groningen. (Photo by Pro Shots/Sipa USA)No Use Germany.
32:"Pro Shots/Sipa USA via Reuters C

Xavi Simons është një nga taletnet më të mëdhenj holandez dhe ai ka shkëlqyer këtë edicion me fanellën e PSV Eindhoven.

Mesfushori ofensivë iu bashkua gjigantit holandez verën e vitit të kaluar nga PSG si lojtar i lirë dhe shkëlqimi i tij filloi në Philips Stadion.

Por e ardhmja e tij nuk pritet të jetë te PSV, pasi ai është bërë objektivi kryesor i Arsenalit për repartin e mesfushës.

Përveç Topçinjve në garë për holandezin janë futur edhe Manchester United, Tottenham Hotspur dhe Borussia Dortmund.

PSV ka vendosur ta lë të lirë Simonsin të largohet dhe tanimë i ka njoftuar skuadrat e interesuara për çmimin e tij.

Gjiganti holandez pretendon të fitoj 50 milionë euro nga largimi i Simons, ku një shumë prej 20 përqind do t'i takojnë PSG-së që ka ruajtur përqindje në shitjen e ardhshme të holandezit.

20-vjeçari këtë edicion ka zhvilluar 48 ndeshje zyrtare ku ka realizuar 22 gola dhe ka asistuar në 12 të tjerë, duke zhvilluar sezonin më të mirë në karrierën e tij. /Telegrafi/