Please enter at least 3 characters.

PSP-ja konfirmon ngrirjen e pronave të Sead Koçan, Tv Nova nuk është prekur

2017/03/Sead-Koçan-1-1.jpg

Prona dhe tre xhirollogaritë e firmës ''Transmet'' janë ngrirë, vërtetojnë nga PSP-ja për Makfaks. Por, xhirollogaria e Tv Nova nuk është nrirë, e as të personave fizik, ndërkaq nuk mund të tjetërsohen prona dhe zyrat e televizionit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Të gjitha këto janë pronë e Sead Koçan, ndaj të cilit është lëshuar fletarrest ndërkombëtar dhe që nuk është gjetur deri tani.

Koçan është i përfshirë në lëndën e PSP-së, ''Trust'' dhe dyshohet se ka përfituar nga ELEM, mbi 17 milionë euro, duke falsifikuar dokumente për të përfituar tendera./Telegrafi/