Please enter at least 3 characters.

PSG nuk dëshiron t'ia vazhdojë kontratën Cavanit, alarmohen skuadrat e mëdha

2019/10/EdinsonCavaninn-1.jpg
282:"LIVERPOOL, ENGLAND - SEPTEMBER 17: Edinson Cavani of Paris Saint-Germain looks on as Paris Saint-Germain walks the pitch on the eve of their UEFA Champions League Match against Liverpool at Anfield on September 17, 2018 in Liverpool, England. (Photo by Mark Robinson/Getty Images)
12:"Getty Images

Edinson Cavani është duke kaluar sezonin e fundit si futbollist i Paris Saint Germainit. Sulmuesi uruguaian është futur në vitin e fundit të kontratës me kampionët e Francës.

Edhe pse palët kishin pas disa bisedime për vazhdimin e kontratës, një gjë e tillë duket se nuk do të ndodhë.

AS ka raportuar se megjithatë PSG nuk do t'ia rinovojë kontratën sulmuesit të tyre. Kjo për shkak se lojtari ka kërkuar kontratë afatgjate prej tri viteve.

E duket se Cavani në verën e vitit të ardhshëm do të largohet si lojtar i lirë nga Parc de Princes. Kjo gjë i ka alarmuar skuadrat e mëdha që duan shërbimet e tij.

Atletico Madrid, Milan, Napoli, Chelsea e Manchester United janë ekipet e mëdha evropiane që duan shërbimet e tij.

Por nuk përjashtohet mundësia që 32-vjeçari karrierën ta vazhdoj edhe në MLS ku ka shumë klube që e duan. /Telegrafi/