PSG ndalet me barazim në udhëtim nga Auxerre
06/12/2024
Paris Saint-Germaini ka luajtur baras me rezultat 0-0 në udhëtim ndaj Auxerre në kuadër të javës së 14-të në elitën e futbollit francez. Kërcënimi i parë serioz nga PSG-ja erdhi në minutën e 18-të kur gjuajtja me kokë e Goncalo Ramos u prit me shumë mund nga portieri Donovan Leon.Në minutën e 28-të, PSG-së iu anulua një gol i shënuar nga Fabian Ruiz për shkak të pozicionit jashtë loje.Sa i përket pjesës së dytë të takimit, Ramos pati sërish një rast ideal në minutën e 49-të por Leon bëri një tjetër super pritje.
Standings provided by Sofascore


