Please enter at least 3 characters.

PSG kualifikohet në të tetën e finales

2018/12/PSGCrvena-2.jpg
348:"BELGRADE, SERBIA - DECEMBER 11: Neymar (L) of Paris Saint-Germain celebrates after scoring a goal with Angel Di Maria (C) and Edinson Cavani (R) during the UEFA Champions League Group C match between Red Star Belgrade and Paris Saint-Germain at Rajko Mitic Stadium on December 11, 2018 in Belgrade, Serbia. (Photo by Srdjan Stevanovic/Getty Images)
12:"Getty Images

Paris Saint-Germaini e ka siguruar pjesëmarrjen në 1/8 e finales në Ligën e Kampionëve, pas fitores prej 4-1 në udhëtim ndaj Crvena Zvezdas.

Kampioni francez bëri një paraqitje dominuese në këtë sfidë për t'i arkëtuar pikët e nevojshme për pjesëmarrje në fazën e eliminimit direkt të fazës më të madhe evropiane për klube.

Edinson Cavani e zhbllokoi rezultatin në minutën e 10-të pasi që gjithë punën e kreu Kylian Mbappe, i cili e dhuroi asistimin.

(Foto: Srdjan Stevanovic/Getty Images/Guliver)

Neymar bëri gjithçka vet për ta dyfishuar rezultatin e skuadrës nga kryeqyteti francez (40').

Marko Gobeljic e ngushtoi rezultatin në pjesën e dytë (56'), mirëpo Marquinhos shënoi pas harkimit nga Angel Di Maria (74').

Për rezultatin përfundimtar u kujdes Kylian Mbappe në minutat shtesë të takimit (90'+2).

(Foto: Srdjan Stevanovic/Getty Images/Guliver)

Me këtë fitore, Paris Saint-Germaini u ngrit në kuotën e 11-të pikëve dhe u kualifikua në 1/8 e finales së Ligës së Kampionëve nga vendi i parë në Grupin C.

Nga vendi i dytë në këtë grup është kualifikuar skuadra e Liverpoolit që fitoi ndaj Napolit. /Telegrafi/

https://www.dailymotion.com/video/x6ysjfj

https://www.dailymotion.com/video/x6ysknx

https://www.dailymotion.com/video/x6ysmrw

https://www.dailymotion.com/video/x6ysntw