Please enter at least 3 characters.

PSG kërkon 300 milionë euro për Neymarin

2019/08/Neymari.jpg
230:"PARIS, FRANCE - NOVEMBER 22: Neymar of PSG during the UEFA Champions League group B match between Paris Saint-Germain and Celtic FC at Parc des Princes on November 22, 2017 in Paris, France. (Photo by Catherine Ivill/Getty Images)
12:"Getty Images

Ylli brazilian, Neymar ka qenë i lidhur me një largim gjatë gjithë verës, ndërsa tani klubet e interesuara e dinë çmimin e vendosur nga Paris Saint-Germain.

Neymar ka qenë subjekt i thashethemeve të transferimit gjatë gjithë verës, ku dy klubet e mëdha spanjolle, Barcelona dhe Real Madridi kanë kryesuar interesimin.

PSG fillimisht ishte kundër shitjes së yllit të tyre, por tani i ka vendosur çmimin e largimit dhe Reali e Barça e dinë atë.

Sipas gazetës franceze L'Equipe, PSG ka vendosur çmimin e Neymarit dhe kërkojnë hiq më pak se 300 milionë euro për yllin e Brazilit.

Ky çmim mund të sinjalizojë fundin e interesit Barcelona dhe Reali, pasi asnjëra skuadër nuk është e gatshme të paguajë këtë shifër.

Ndryshe, braziliani është nën kontratë deri në vitin 2022, duke i dhënë skuadrës franceze shumë përparësi në negociata. /Telegrafi/