Please enter at least 3 characters.

PSG i bashkohet garës për Marcelo Brozovicin

2020/02/brozo1.jpg

Paris Saint-Germian thuhet se dëshiron të transferojë Marcelo Brozovicin nga Interi në fund të këtij sezoni.

Mesfushori kroat ka treguar formë të lartë te Nerazzurët, duke u bërë shënjestër e shumë skuadrave evropiane.

Le Sport10 raporton se kampioni i Ligue 1 po tenton të transferojë Brozovicin në këtë verë.

Real Mdridi, Barcelona, Liverpooli dhe Bayern Munichu janë duke tentuar të transferojnë 27-vjeçarin.

Vlera aktuale e tij në tregun e transferimeve është 60 milionë euro, mirëpo Interi nuk do ta lëshojë atë pa 70 milionë.

PSG po planifikon që të bëjë ofertë për Brozovicin, derisa kontrata e tij skadon më 2022. /Telegrafi/