Please enter at least 3 characters.

PSG futet në garë për transferimin e Lukakus

2019/05/GettyImages-1134092180.jpg
310:"PARIS, FRANCE - MARCH 06: Romelu Lukaku of Manchester United celebrates after scoring his sides second goal during the UEFA Champions League Round of 16 Second Leg match between Paris Saint-Germain and Manchester United at Parc des Princes on March 06, 2019 in Paris, . (Photo by Shaun Botterill/Getty Images)
12:"Getty Images

Romelu Lukaku është duke i kaluar ditët e tij të fundit si futbollist i Manchester Unitedit.

Sulmuesi belg ka paralajmëruar largimin nga Old Traford pasi dëshiron të luaj në një tjetër kampionat.

Dy skuadrat italiane, Inter dhe Juventus prej kohësh janë duke e kërkuar transferimin e lojtarit.

Madje Inter ka bërë ofertë zyrtare prej 30 milionë euro si dhe ka ofruar shërbimet e Ivan Perisic, por kjo ofertë është refuzuar nga Djajtë e Kuq.

Romelu Lukaku. (Photo by Michael Regan/Getty Images)

United është gati ta lë të lirë të largohet Lukaku nëse vije një ofertë mbi 70 milionë euro.

E së fundmi në garë për lojtarin është futur edhe kampioni në fuqi i Francës, Paris Saint Germain.

Mediat franceze kanë raportuar se PSG e shohin Lukakun si zëvendësuesin adekuat të Edinson Cavanit që do të largohet nga klubi.

PSG është gati të shpenzojë deri në 60 milionë euro për transferimin e reprezentuesit belg në Parc de Princes. /Telegrafi/